Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, statutin e Trepçës, liberalizimin e vizave, dialogun me Serbinë, etj.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian sa i përket liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Si Qeveri zbatuese po përballemi me shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite.
Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluara për një kohë të gjatë.
Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik.