Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të cilit vendosën një arkivol para Qeverisë në shenjë proteste për heqjen e taksës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka dënuar këtë akt, për të cilin ka thënë se është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.

I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës.