Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur frikën se Kosova do të pësojë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë brenda gjashtë muajve.

“Ne duhet të gjejmë një formulë, të japim një produkt për zgjidhjen e kësaj çështje. Një masë qëndron se Serbia varet nga Kosova mirëpo Serbia ende nuk ka mrri në atë fazën finale, ajo ka kohë deri sa ta nënshkruan anëtarësimin në BE, ka hapësirë kohore me manovru me të”, ka thënë Haradinaj gjatë debatit për dialogun në Kuvend, raporton lajmi.net.

Kryeministri ka thënë se nëse Kosova pret të zgjidhen këto procese do të mbes shumë mbrapa.

“Edhe Kosova e ka një interes të caktum që ta zgjidh situatën e njohjes Kosovë-Serbi, nëse dikush mendon që s’kemi interes atëherë në rregull. Por çka nëse konstatohet se Kosova s’është në gjendje me përfaqësu veten, a do të na paketojë edhe një herë bashkësia ndërkombëtare”.

Haradinaj ka theksuar se Kosova do e bartë përgjegjësinë për mosarritjen e marrëveshjes me Serbinë.