Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me vdekjen e Rohanit, Kosova ka humbur një mik të saj.

“Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.