Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i qëndron në krah aleatëve për ta ndalur regjimin e Assadit në Siri.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Assadit në Siri”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar shumë caqe të qeverisë në Siri në orët e hershme të mëngjesit.

“Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”.

Map showing where strikes hit in Syria