Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që në programin qeverisës nuk kanë përmendur vaksinat kundër Covid-19.
Haradinaj tha se Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë, andaj të vlerësohet nëse kjo është moskujdes ose injorim, shkruan Indeksonline.
“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!
Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.
Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj“, shkroi Haradinaj.