Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të Samitit të Brdo-së.
Haradinaj ka se Kosova mund të mësojë nga përvojat e Kroacisë në rrugën e integrimeve.
Ai ka thënë se nga homologu kroat ka kërkuar mbështetjen e Kroacisë për zhvillim ekonomik në rrugën evropiane.
“Duke marr për bazë shembullin kroat të integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen europiane dhe me NATO-n”, ka shkruar kryeministri në facebook.
Sipas tij, Kroacia mbetet zë i fuqishëm i Kosovës në strukturat euro-atlantike.