“Kosova e ka të pamundur të bëhet pjesë e një nisme të tillë për shkak të mosnjohjes nga Serbia” ka thënë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj lidhur me iniciativën e “Open Balkan”.
“Njohja e ndërsjellë do të krijonte mundësi që edhe Kosova t’i bashkohet kësaj nisme, por edhe tërë bashkëpunimit rajonal, dhe në interes të kësaj nisme do të ishte njohja, dhe unë mendoj që në këto takime duhet të diskutohet edhe nga kryeministri Rama edhe kryeministri Zaev sepse është çështje edhe e rajonit kjo” ka thënë Haradinaj për RTSH në Shqipëri.
Haradinaj më tutje ka thënë se Kosova është vënë në pozitë të pabarabartë në nisje dhe në vazhdimësi, dhe se sipas tij Kurti ka bërë mirë që nuk është bashkuar në këtë nismë.