Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pasur një diskutim me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kjo e fundit akuzoi kryeministrin për faljen e borxheve dhe gjithashtu edhe për Bechtel Enkan.

Haradinaj në replikën e tij i tha Hykmete Bajramit se LDK-ja ka udhëhequr me shumicën e qeverive në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Ju keni qeverisë me vendin minimum nga viti 1999. Në këshill të përkohshëm, në OKB, koalicion Rugova-Haradinaj, Thaçi -Sejdiu, Mustafa -Thaçi, ska mujt kjo gjendje me ardhë pa kontributin shumë të fuqishëm të juajin”, tha Haradinaj.

“Unë qe 8 muaj i kam gjetur në tavolinë bombat e kurdisuna”, theksoi i pari i ekzekutivit.

Haradinaj po vazhdon të diskutojë pothuajse me çdo deputet, në interpelancën që po e mban për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. /Lajmi.net