Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve dhe Verraezave, në fshatin Penuhë të Podujevës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ne po nderojmë shumë heronj e breza të heronjve e luftëtarëve llapjanë.
“Duke qenë kështu vetvetiu ne sot po nderojmë Zahir Pajazitin, Ali Ajetin e breza e breza të luftarve llapjanë. Burra dhe djem që kombi mburret me ta”
“Si çdo herë aty ku ndahen kufijtë, Llapi e Gollaku krenohet me gjithë rrugën e vet për liri në shërbim të atdheut të kombit dhe gjithë shqiptarëve” tha Haradinaj.
Ai, tutje tha se ky Kompleks Memorial nuk është për ne, por për shumë breza të cilët do vijnë pas nesh për ti kujtuar sakrificat për rrugën tonë drejt lirisë.
“Varri i dëshmorit është nderë për secilin komb. Çdo komb që e ka ende të freskët rrugën për liri dhe brezat që kanë rrugëtua në rrugën për liri e din rëndësinë e saj. Ky memorial nuk është për ne por për brezat që do të vijnë që ta kujtojnë rrugën për liri”, tha Haradinaj./Llapi.info