Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe këtë të diel është duke e kaluar në natyrë.

Ai bashkë me një grup, sot ia ka mësyrë Majës së Lubotenit, e cila gjendet në Malet e Sharrit.

Një ekip i Klan Kosovës ka hasur në eskortën që po shoqëronte Haradinajn dhe grupin, pjesë e së cilit ai është, për t’u ngjitur bjeshkëve.

Haradinaj njihet për aktivitetin e tij fizik dhe ngjitjen nëpër bjeshkë të ndryshme nëpër Kosovë.