Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nderuar ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij që skadon sivjet.

Ambasadori amerikan është nderuar me Hartën e Artë të Kosovës, të cilën Haradinaj ka thënë se është simbol i vlerësimit për punën e madhe të Delawies në mbështetjen e agjendës shtetërore të Kosovës.

“Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka shkruar ai.