Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur takim me strukturat e AAK-së në Podujevë, njofton Llapi.info.
I pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja duke u mbështetur në vlerat e të vërtetës, sipas tij, ka artikuluar dhe mbrojtur interesin e shtetit 100 për qind.
“Frymë mobilizimi me strukturat e Aleancës në Podujevë. Për një Kosovë që është vetvetja dhe jo barrë e miqve ndërkombëtarë, si partner serioz që i përmbyllë temat e interesit shtetëror, duke guxuar të marrë vendime sovrane. Vetëm kështu rrisim vlerën e resurseve dhe mundësive ekonomike të Kosovës. Aleanca, duke u mbështetur në vlerat e të vërtetës dhe sinqeritetit, ka artikuluar dhe mbrojtur interesin e shtetit 100%”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook./Llapi.info