Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në historinë e Kosovës, USAID do të njihet si një organizatë prijëse në ndihmën dhe përkrahjen e vendit përmes projekteve të qëndrueshme dhe kredibile.
“Kjo organizatë ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit.
Falënderimin e veçantë në emër të popullit të Kosovës, ia përcolla sot në takim lamtumirës shefit të deritashëm të USAID, James Hope”, ka shkruar Haradinaj.
Shefi i Ekezekutivit theksoi se z. Hope i uruansuksese në rrugëtimin e ri dhe e nderuan me hartën e artë të Kosovës, për rolin e tij të pazëvendësueshëm në shumë storie suksesi për ne. ” Faleminderit James”, shkroi ai.