Haradinaj tha se sot e 21 vjet përpara, më 2 maj idealet politike dhe lëvizjet për liri morën emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Shumë veprimtar, shumë atdhetarë, shumë intelektual formuan subjektin politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky brez i ri politik në AAK, veproi me qytetarin e Kosovës dhe Kosovën nëpër sdat e lirisë deri në pavarësi. Po ashtu, vepron edhe sot për Kosovën e fort ekonomikisht, të sigurtë, të anëtarësuar në NATO, në OKB, aleate e mirë dhe e besueshme e Amerikës“, tha ai.
Sipas tij, vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura në Kosovë.
“Aleanca dallon nga partitë tjera për faktin që jo vetëm i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura në Kosovë që nga liria, infrastruktura bazike, fillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, e shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e ka edhe krijimi i dy ministrive të para, asaj të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu, vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë të Aleancës, vulën e aleancës e kanë të gjitha punët që sot janë themel i shtetit tonë“, tha ai.
Ai shtoi se në zgjedhjet komunale që po vinë, do t’i tregojnë të gjithëve se qytetari i beson AAK-së.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë, të punojmë, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë t’i asin punët tona. Vulën e Aleancës e ka edhe Ligji për Pagat, që ende po mbahet pezull si i tillë. Vulën e Aleancës e ka Ligji për Kryeqytetin, Implementimi i Ligjit për Obiliqin. Vulën e Aleancës e ka edhe rikthimi i prodhimit energjetik në Kosovë, e edhe shumë punë të tjera në arsim, shëndetësi, kulturë, por, ajo që është me rëndësi, vulën e Aleancës e ka gjithmonë qytetari i vendit e ka çdoherë, si atëherë kur refuzuam Planin 6 pikësh të Ban Ki Munit për autonomi në veri, sikur sot në kohërat e vështira të përballjes me “non papers. Mos harroni të gjithë, aleanca është këtu. Në zgjedhjet komunale që po vinë, ne do t’i tregojmë të gjithëve se qytetari na beson”, shtoi Haradinaj.
Ai tha se nuk duhet harruar që Aleanca është këtu dhe se në zgjedhjet e ardhshme komunale AAK do i tregojë të gjithëve se qytetarët i besojnë Aleancës.
Haradinaj në fund uroi AAK-në për 21 vjetor, ai falënderoi të gjithë themeluesit e Aleancës dhe qytetarët duke i ftuar ata që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku.