Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Haradinaj, në një postim në Facebook ka deklaruar se Podujeva për shqiptarët, përpos rëndësisë historike, sipas tij, ka edhe rëndësi ekonomike, kulturore dhe turistike.

“Në takim me strukturat e Aleancës, sot na bashkoi Programi 2021 – 2025, si kontratë e jona me qytetarët e Kosovës. Rikthimi i vendeve të punës, të humbura nga menaxhimi i dobët i situatës pandemike dhe krijimi i vendeve të reja të punës, shfrytëzimi i resurseve të vendit, investimet e planifikuara mirë strategjikisht, janë prioritetet që do të garantojnë tejkalimin e krizës dhe forcimin ekonomik”, ka shtuar Haradinaj.

“Mobilizimi që e pashë tek strukturat në Podujevë, është sinjal që qytetarët e Kosovës, po përqafojnë vizionin tonë për shtetin e fortë dhe të sigurt”, ka përfunduar Haradinaj./Llapi.info