Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj edhe pse nuk gjendet në Kosovë nuk i harron datat e rëndësishme.
Ai nga Franca ku gjendet momentalisht si i liruar me kusht ka shkruar një status në Facebook me anë të së cilit ka përkujtuar heroin e kombit Zahir Pajaziti në 20 vjetorin e rënies.
Madje Haradinaj ka thënë se shpejt do të jetë në memorialin që vet e ka ideuar dhe ku që nga sot prehet edhe trupi i Zahirit.
Statusi i Haradinajt në Facebook:
Sot u rivarrosën eshtrat e një luftetari të madh, aty në vendin e lavdisë, në Memorialin e Zahirit, që do të jetë strehë lavdie edhe për luftetarë të tjerë!
E nisa vet idenë e ndërtimit të këtij memoriali dhe shpejt do të jem aty, për ta parë sa hije i ka Zahirit me shokë!
Sa të jetë jeta, në nderim të të rënëve për liri, të cilën po na e rrezikojnë prapë!
Zahiri, Edmondi, Hakifi, por edhe mijëra të tjerë heronj e dëshmorë, janë pengu i kësaj lirie që nuk na e marrin dot!