Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet elektorale në Podujevë.

Haradinaj ka bërë të ditur para qytetarëve të pranishëm se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik.

Ai tutje ka thënë se garanci për këtë është një shtet i fortë, i qëndrueshëm dhe i integruar në BE dhe NATO.

Postimi i plotë:

Në takimin e sotëm në Podujevë, ritheksova se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik, e garanci për këtë është një shtet i fortë i qëndrueshëm dhe i integruar në NATO dhe BE.#ForcaeKosovës
RH