Kryeministri i Kosovës Ramush Haradianaj, nëpërmes një telegrami të përcjellur nga Besnik Tahiri ka ngushëlluar familjen e atdhetarit Bajrush Behramit i cili vdiq të dielen nga një sëmundje, njofton Llapi.info

Në këtë letër ngushëlluese Haradinaj ka thënë se Llapi dhe i gjithë vendi do ta përkujtojë Bajrushin si personalitet me vlera të larta kombëtare.

“Me dhimbje e morëm lajmin për vdekjen e babait, vëllait familjarit tuaj, Bajrush Behramit.

Llapi dhe i gjithë vendi do ta përkujtojë Bajrushin si një personalitet me vlera të larta kombëtare, duke qenë njëri prej organizatoreve kryesor të demonstratave të vitit 1981 por edhe si personalitet i urtë dhe i guximshëm.

Bajrush Behrami, do të kujtohet përherë, me respektim të madh, për kontributin e madh për vendin” thuhet ndër tjera në letrën e kryeministrit./Llapi.info

Fotografia e Patriot Rudari