Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte me rastin e tragjedisë që ka ndodhur dje në Gjenova ku pas shembjes së një mbikalimi kanë humbur jetën dhjetëra persona.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave në këto çaste të dhimbshme.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genoas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje.