Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë në vizitë sot në selinë e PDK-së. Ai ka thënë se vizita e tij është për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur me Gjykatën Speciale e për t’i shprehur përkrahje partisë në mungesë të ish-kryetarit Kadri Veseli dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se nuk është koha të diskutohet tash për postin e presidentit, duke shtuar se ka shkuar në selinë e PDK-së vetëm për t’i ofruar përkrahje.
“Është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve në Tribunal. Garat politike vazhdojnë dhe kemi pasur mospajtime dhe rrugëtime ndaras. Por kam qenë në UÇK dhe jam sot UÇK. Kjo është një përkrahje. E thashë agjenda politike vazhdon. Kjo tokë është e jona”, ka deklaruar Haradinaj./koha