Në seancën solemne të Kuvendit që u mbajt në objektin e Lidhjes së Prizrenit, kryeministri Haradinaj foli për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Haradinaj theksoi se në marrëveshjen finale ndërmjet dy vendeve nuk duhet të ketë më pazare siç i cilësoi ai, ndaj shqiptarëve.
“Një marrëdhënie e pambyllur Kosovë-Serbi po synohet të rikthehet në pazare të reja politike. Është e padrejtë me ndodhë. Ju siguroj se mënyra e vetme mu përmbyll një luftë Kosovë-Serbi me një pajtim mes shqiptarëvee serbëve, me njohje Kosovë-Serbi pa pazare të ndyta në dëm të shqiptarëve”, tha Haradinaj.
Ai e vlerësoi lartë Lidhjen e Prizrenit, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më me peshë historike.
Në këtë seancë morën pjesë zyrtarë të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.