Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendin të Kosovës ku po zhvillohet debat për dialogun me Serbinë, ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare, pajtimin, dhe çështjen e të pagjeturve.

Haradinaj aty tha se Qeveria që ai drejton është marrë intensivisht me kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, jo gjithëherë është njoftuar opionioni, transmeton lajmi.net

Tutje Haradinaj foli edhe për pajtimin me Serbinë, për të cilin tha se një gjë e tillë nuk nënkupton faljen e krimeve të kryera, por nënkupton vendosjen e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Nga marrja e përgjegjësisë qeverisëse, jemi interesu për kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë, njëkohësisht edhe për temën e të pagjeturve. Në të njëjtën kohë kemi punu që kjo temë të avancohet edhe më tutje. Pajtimi me Serbinë nuk është falje e krimeve por është vendosje e marrëdhënieve bilaterale, dhe këtë do të ndihmojë edhe zgjidha e çështjes së të pagjeturve”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj në fund tha se çështja e të pagjetureve nga lufta e fundit në Kosovë nuk është formalisht në temat e dialogut të tashëm, mirëpo potencoi se kësaj çështjeje i është rikthyer rëndësia ka pasur gjithmonë.