Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Parlamentin e Kosovës se liberalizimi i vizave mund të ndodhë para pushimit të verës, njofton Klan Kosova.
“Liberalizimi i vizave ka me ndodhë para pushimit të verës”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se megjithatë nuk do të futet në caktim date fikse.
Ai ka folur edhe për raportin e progresit, arsye edhe përse u mblodh seanca e sotme.
Ka thënë se është më i interesuar të flas për sfidat që dalin nga ky raport sesa për të arriturat – të arritura të cilat megjithatë theksohen në raport.
Haradinaj ka përmendur disa nga çështjet të cilat qeveria ka analizuar se duhet të adresohen në të ardhmen.
“Janë incidentet në komunat që jetojnë serbët, pastaj janë dobësitë që ka Kosova ta adresojë financimin e partive politike.
Po ashtu mospërputhja e kornizës ligjore dhe barazia gjinore.
Është sfidë në vete edhe reforma zgjedhore”, ka thënë Haradinaj.