Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me tollovinë e krijuar te salla “1 Tetori” ku po kryhet procesi i vaksinimit të qytetarëve.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pamjet e tilla na thërrasin të gjithëve për reflektim.
Ai ka shtuar se qytetarët nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë.
“Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!”, ka shkruar Haradinaj./