Kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot disa biznese në Rahovec.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend.
“Për ekonominë tonë ka shpresë.
Dora e shtetit, do të jetë ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë. Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend”, ka shkruar Haradinaj.