Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur për incidentin e djeshëm që ndodhi ngjatë ngjarjes së organizuar shtetërore me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Haradinaj sjelljen e tij e ka arsyetuar me çështjen që sipas tij ishte zonjë e paftuar nga protokolli shtetëror, njofton Klan Kosova.
”Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thirim veten dhe shtetet tjera. Është e papranueshme në një ngjarje të protokollit shtetëror të shfaqet një e paftuar në foltore”.
”Dy zgjidhje kanë qenë ose policia ose unë. Nikoqir kam qenë, e interesimi pse e kam marr këtë rol e kam marr me shpresë të kalojë në ma pak problem sepse po ta kapte policia kush e di ca do kishte ndodhë”.
”Ka qenë një ngjarje shtetërore, për fat të keq organizimi nuk ishte sic duhet. Por, në prezencë timen kush smund të nëpërkëmbë organizimet e këtij shteti”.
”Ne e kemi arrestuar Gjuriqin të tregojmë që jemi shtet, e kemi ndalur Frashër Osekun para gruas e fëmijëve, e na po e lejojmë një grua të na torturojë një popull aty e me thanë pastaj i hijshëm i pahijshëm”.
”Kështu ka me shku, më vjen keq që ata të cilët është dashur të reagojnë në kohë janë kanë në nivel të detyrës së vet, fatkeqësisht detyrës së vet”, është shprehur Haradinaj.