Kryeministri Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në New York, ku ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm në të cilin Kosova po punon.
“Kësisoj, Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë”, ka thënë Haradinaj për Newsweek, transmeton Klan Kosova.
“Pata rastin të flas edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përmendur faktin se Kosova ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike, një tjetër veprim i yni që dëshmon përkushtimin tonë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me ShBA-në”, ka sqaruar ndër të tjera Haradinaj në një shkrim në Facebook.