Një foto që kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar në Instastory, është bërë hit.
Ai bashkë me mbrojtjen e afërt kanë vendosur që me anë të simbolit të shqiponjës me duar t’i përkrahin dy kosovarët që luajnë për Zvicrën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Haradinaj bashkë me policët që kujdesen për sigurinë e tij kanë realizuar këtë foto duke e hedhur në Instagram.