Kru i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vizitoi sot komunën e Podujevës ku u takua me antarët e kësaj partie dega në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas Haradinaj, ky ishe një takim pune me kolegët e tij ku u bisedua për ato çështje që ata i brengos. Në këtë takim u fol për gjendjen e tanishme në komunën e Podujevës si dhe për gjendjen në të cilën gjendet Kosova sot.

Kështu, kreu i AAK-së tha se komuna e Podujevës ka shumë banorë, mirëpo ka edhe shumë probleme.

“Podujeva është vendbanim i madh në Kosovë, ka shumë njerëz, por ka edhe shumë probleme, ka mbetë realisht e pazhvillume, një pjesë e popullsisë ka ikë prej brezit kufitar.”- tha Haradinaj për Llapi.info.

Gjithashtu Haradinaj tha se së bashku po shqyrtojnë mundësitë se si në të ardhmen t’i kthehet zhvillimi komunës së Podujevës .

“Jemi këtu me e pa sbashku si mujmë në të ardhmen me ja kthye zhvillimin Podujevës, Llapit po edhe me u ndje që Kosova është edhe këtu”-tha ndër të tjera Haradinaj për Llapi.info./Llapi.info

ramush haradinaj 1