Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kujton familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës në 20 vjetorin e ekzekutimit të tyre.

Haradinaj tha se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.

“Sot në 20-vjetorin e ekzekutimit të familjes Hasanaj nga Savrova e Suharekës, kujtojmë 28 dëshmorët e martirët që ky fshat dha në luftën çlirimtare”.

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjithë ata që u amshuan për liri. Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.