Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguas pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Thaçi.

Në reagimin e tij, Haradinaj thotë se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli janë bashkëluftëtar të tij.

“Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë”

Shkrimi i plotë nga Ramush Haradinaj:


Të nderuar qytetarë të Kosovës,Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.

Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë.
RH