Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka komentuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti.
Haradinaj ka thënë se nuk priten ndryshime të mëdha në vend, bazuar në programin e publikuar, transmeton Telegrafi.
“Sa ka qenë në opozitë premtimet i ka pasur jashtëzakonisht të mëdha, pritjet kanë qenë të mëdha. Mirëpo me publikimin e raportit nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Më shumë është përshkrim i gjendjes, nuk ka ndonjë afat kur do të kryhen”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Haradinaj, më tej e quajti programin e Qeverisë Kurti si anemik.
“Program anemik ( i pa gjak) jo ajo që e kanë pritur njerëzit”, shtoi ai.