Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur vendim politik masat e reja të Qeverisë Kurti të miratuara një ditë më parë.

Haradinaj në Rubikon deklaroi se nëse nuk do t’ua zgjidhnin presidentin, përsëri do të kishte zgjedhje në të njëjtën formë pa masa antiCovid me fushatë elektorale.

”Ky është vendim politik, ata po duan të jenë të mbrojtur, që kanë bërë diçka. Vaksina nuk ka. Nuk e kanë as për pacientët”.

”Sikur mos t’ua zgjidhnim presidentin na kishin çu në zgjedhje, të njëjtit njerëz janë. Të njëjtit janë për me u mbrojtë vet”.

”Një pjesë e madhe e ka kalu. Shtrëngoj masat e kujdesit e të tjera, por mos e ndal ekonominë. Zinxhirore është”.

”Dy javë ndërprerje në treg, dy javë zinxhirore janë”.