Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës për votimin pozitiv të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Haradinaj ka siguruar qytetarët se së shpejti do të lëvizin lirshëm në Europë derisa ka falënderuar të gjithë ata që në PE e kanë mbështetur të drejtën e Kosovës për lëvizje të lirë.

“Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lire”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.