Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave pritet të jepet javën e ardhshme, respektivisht me 17 ose 18 korrik.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës.
“Por, presioni për liberalizim po rritet. Të gjithë po e ndjejmë këtë presion. Më 17 dhe 18 pritet vlerësimi i KE për të vazhduar në etapa implementuese”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Sipas tij, raporti i KE-së për lëvizjen e lirë të kosovarëve nëpër zonën Schengen do të jetë pozitiv.
“Do ta kem një raport pozitiv. Është proces bukur i rëndë dhe ju kisha lutur që mos ta humbim kondicionin rrugës. Sepse kjo është një e drejtë që na jepet një herë dhe e përhershme. Nuk është meritë e kësaj Qeverie, por e të gjitha qeverive pasi është proces i gjatë”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/