i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në kompaninë “Liri” në Prizren, prodhimet e të cilës tashmë kanë zënë vend edhe në tregun evropian, si në Gjermani, Zvicër, Itali e vende të tjera.
këtë rast, kryeministri është njoftuar nga pronarët Liridon dhe Liri Kalenderi, për punën që bëhet në këtë kompani, e cila pas vendimit për taksën ka rritur edhe numrin e punëtorëve.
Duke shprehur kënaqësinë që gjendet në kompaninë “Liri”, Hardinaj falënderoi pronarët për prodhimin e produkteve më të mira vendore, të kualitetit të lartë dhe cilësor, duke thënë se në këtë fabrikë edhe lënda e parë është e kualitetit më të lartë.
“Është brend i yni, brend i Kosovës, produktet janë vërtet të mira dhe çka është me rëndësi është rritja e prodhimit që flet për rritje të vendeve të punës dhe rritje në buxhetin e Kosovës”, tha Haradinaj, duke theksuar se ky është shembull i mirë i rritjes së prodhimit për 100 për qind në këtë kompani.
Arben Tershnjaku, menaxher i kompanisë “Liri” në Prizren, pasi falënderoi kryeministrin për vizitë, tha se e kanë njoftuar atë për punën që po bëhet në këtë kompani e cila tashmë po punon me kapacitete të shtuara. Ai tha se pas vendosjes së taksës, është rritur numri i punëtorëve, orari i punës, dhe tani po punohet me tri ndërrime dhe “ky sukses është dëshmi që tregon se ka kapacitete për zëvendësim të produkteve që më herët kanë ardhur nga Serbia”.
“Kemi produkte shumë kualitative, të cilat kanë kaluar shumë teste edhe në tregun evropian dhe produktet tona tashmë shiten edhe në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Suedi”, tha Tershnjaku, duke theksuar se me këtë i tregojnë popullit të Kosovës se garantojnë cilësi të produkteve të tyre.