Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me listat e veteranëve “të rrejshëm”.
Ai ishte i pranishëm në përurimin e Klinikës së rinovuar Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, dhe me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, kur duke dalë nga emergjenca ai u pyet për publikimin e listave të veteranëve “të rrejshëm” tha vetëm “rrnoftë UÇK-ja”, raporton Ekonomia Online.
Dje në medie u publikua lista e të dyshuave si veteranë, të cilën Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Në këtë listë figurojnë 20 mijë emra veteranësh të rrejshëm.
Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagim në publik.Sipas Prokurorisë, rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.