Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte pjesë e ceremonisë së sotme të inaugurimit të nisjes së punimeve të rrugës nacionale M2, Milloshevë – Mitrovicë.
Nisja e punimeve u bë në fshatin Gojbule, ndërsa Kryeministri Haradinaj përshëndeti këto punime, njofton Klan Kosova.
Me rastin e nisjes së ndërtimit të kësaj rruge, i pari i Qeverisë së Kosovës mbajti dhe një fjalim ndërsa theksoi se kjo rrugë nacionale duhet të vahzdojë deri në kufirin e Jarinjes.