Pas takimit të liderëve shtetërorë të vendit, Ramush Haradinaj ka folur ekskluzivisht për emisionin Frontal në T7. Kryeministri ka konfirmuar se ideja e Thaçit për shkëmbim të tërritoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Ai tha se territori dhe kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen, raporton Gazeta Express. Tha që hapja e kësaj teme çon në luftë dhe konflikte.

“Në dialog nuk do të negociohet për kufijtë e Kosovës.Ne kishim biseda të gjata dhe përmbajtësore, askush nga ne nuk do të dalë nga kushtetuta e vendit dhe nga integriteti e kufijtë e Kosovës”, sqaroi Haradinaj.

Më pas tha se kufijtë nuk negociohen dhe nuk ktheheh prapa kjo çështje.

“Jemi dakord të ketë proces të dialogut, njohje reciproke për Kosovën. Por nuk kthehemi parapa, pra Kosova i ka kufijtë e vet”, tha Haradinaj.

“Krejt pikpamjet janë folë, është qëndrim i gjithë neve që territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen në Bruksel”, tha ai.