Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në dy familje, atë Humolli dhe Kastrati.

Në Lupq të Podujevës, në familjen e të ndjerit Naman Humolli dhe në Prishtinë, në familjen e të ndjerit Alban Kastrati, luftëtar i UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Sipas traditave shqiptare, i shoqëruar nga kolegë e bashkëpunëtorë kam vizituar sot dy familje të nderuara e atdhetare për ngushëllime, pas ndarjes nga jeta të familjarëve të tyre.

Në Lupq të Podujevës, në familjen e të ndjerit Naman Humolli dhe në Prishtinë, në familjen e të ndjerit Alban Kastrati, luftëtar i UÇK-së.

Ndava dhembjen me familjarët, duke ju dëshiruar forcë në përballimin e humbjes së tyre.