Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Sofje, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.
“Mbështetja e Bullgarisë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave dhe rritjen e numrit të njohjeve është e rëndësishme dhe jetike për vendin tonë”,
Haradinaj falënderoi homologun e tij bullgar për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga marrja e kryesimit të presidencës së BE-së, veçanërisht fuqizimin e rolit të Kosovës në takimet e përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor.
“Bullgaria është vend mik i Kosovës dhe mbështetës i proceseve politike, andaj kërkojmë mbështetjen e saj dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushën ekonomike e cila është e domosdoshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”
Nga ana tjetër Borissov, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Forumit Ekonomik të Vjenës, duke thënë se Kosova edhe më tutje do ta ketë mbështetjen e Bullgarisë.
Ky takim, sipas kryeministrit bullgar, është mundësi e mirë për vlerësimin dhe mundësinë e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet të dyja vendev