Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Fadil Fazliun, i cili është vëllai i dy heronjve të Kosovës, Bahri dhe Fahri Fazliu.

Haradinaj ka thënë se është gjithmonë kënaqësi takimi me familjarët e të rënëve për liri.

“Për mua është gjithmonë kënaqësi takimi me familjarë të të rënëve për liri, që të flasim për zhvillimet tona në vend por edhe borxhin që ua kemi heronjve tanë në ndërtimin e një Shteti të mirëqenë për qytetarët. Kosova ndjen obligim moral dhe shtetëror që respekti dhe kujtimi për ta të mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Llapi.info

Me Fadil Fazliun, vëllaun e dy heronjve të Kosovës, Fahri dhe Bahri Fazliu. Për mua është gjithmonë kënaqësi takimi me…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 3. Juni 2019