Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me një grup gazetarësh që përcjellin punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Haradinaj në rrjetin social Facebook ka njoftuar për bashkëbisedim me gazetarët duke thënë se fokus i Qeverisë është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese.
“Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në New York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike”, ka shkruar ai.