Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.
Ne këtë takim sipas Qeverisë u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social.
Nga njoftimi i Qeverisë, kuptohet se në këtë takim nuk është biseduar për mundësinë e kthimit të Listës Serbe në Qeveri.