Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar sot Shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, shkruan Gazeta Express.
Ai njoftoi se nga Szunyog ka kërkuar mbështetjen e BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë.
Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.