Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të kuvendit pati polemika me shefin e grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, lidhur me importin e qymyrit si dhe rreth termocentralit “Kosova e Re”.

“Qymyri qysh e përdor sot A-ja dhe B-ja është qysh e ka fal zoti, ju i dini se sa shum qymyr humbet, ndryshe thanë ne atë qymyr e aftësojmë për përdorim. Nëse Kosova nuk don me investu në minierë të vet, ka investitor që vijnë e marrin dhe e ndërtojnë, mirëpo kosova është e interesuar me qenë pronar në minierë të vet”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se ZRRE-ja nuk mund të parashikojë çmimet e qymyrit nga vendet evropiane sepse kjo është diçka që ndryshon vazhdimisht.

“Po flet për çmime të importit, nuk mendoj që ZRRE-ja jonë është aq e meqme që me na tregu neve çmimet energjisë në tregun evropian, sepse ato varen nga reshjet atmosferike dhe rrethana tjera”, shtoi Haradinaj, raporton lajmi.net.

Haradinaj foli edhe për Termocentralin “Kosova e Re”, për të cilin tha se ndërtimi i tij do t’i sigurojë Kosovës stabilitet energjetik.

“Unë e kuptoj që kjo nuk është një marrëdhënie e lehtë, ka implikimet e veta, mirëpo qëndron fakti që ky projekt krijon stabilitet energjetik”, përfundoi Haradinaj.