Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, ka diskutuar edhe për iniciativën e LDK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Kryeministri duke komentuar kërkesën e LDK-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare ka thënë se nëse LDK është e gatshme për zgjedhje, atëherë edhe AAK do ia jap votën për zgjedhje.