Kryeministri Ramush Haradinaj ka rrëfyer për mediat serbe sesi është liruar dy herë nga akuzat për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
Ai në në një intervistë për TV Happy ka thënë se nuk kishte prova ndaj tij në të dyja rastet.
“Vërtet, unë u rrita në një familje normale dhe jetuam me ndershmëri. Një nga dëshmitarët, që thuhet të ketë qenë dëshmitar në gjykimin tim, u vra nga një serb në një zënkë kafeneje. Pyete atë, ai është tani në Mal të Zi, nëse unë e angazhova atë për të vrarë atë person dhe prokurori Serge Brammertz tha në Beograd se nuk ka prova kundër meje në aktakuzë”, tha Haradinaj.
Shefi i Qeverisë bëri me dije në këtë intervistë sesi një serb nga Beogradi, i cili punoi për ushtrinë serbe, dërgoi një filmim në Hagë që çoi në lirimin e tij, transmeton Klan Kosova.