Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se askush si duhet frikësuar transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Në një konferencë për media, i pari i Qeverisë së vendit deklaroi se Ushtria e Kosovës do të jetë një vlerë e re e vendit e cila do jetë në shërbim të sigurisë së gjithë globit, njofton Klan Kosova.
”Ka ardhë koha të lëvizim në avancimin e bazës ligjore. Ushtria e Kosovës është një vlerë e re e vendit. NATO e stërvit e mëson. Kjo ushtri e Kosovës që vjen vërtetë është kontribut për paqen në vend rajon dhe më gjerë”.
”Të gjitha vendet që kanë kontribuar për Kosovën, me formimin e ushtrisë e fitojnë një partner për sigurinë globale”.